RTSH 24 Live

Politikë

Rithemelimi bllokon sërish punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, mbledhja do zhvillohet online

06/02/2024

Rithemelimi bllokon sërish punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, mbledhja do zhvillohet online

Mbledhja e radhës e Komisionit për Reformën Zgjedhore është bllokuar sërish nga deputetët e Rithemelimit, të cilët kanë hyrë në sallë duke zënë karriget dhe mos lejuar bashkëkryetarin e komisionit Damian Gjiknuri që të hyjë brenda.

Deputetët e Rithemelimit edhe këtë herë janë përplasur me Gardën duke hyrë me dhunë në sallë. Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri është përplasur me deputetin Falmur Noka i cili tha se “nuk do të lejojë që Reforma Zgjedhore të bëhet me opozitë të emëruar”.

Nga ana tjetër Gjiknuri ka thënë se anëtarët dhe bashkëkryetari i opozitës në komision është emëruar nga vetë deputetët që sot nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjeve.

Pas tensioneve të përsëritura në Komisionin e Reformës Zgjedhore, mbledhja do të zhvillohet online si herën e kaluar.

/rtsh.al/