Vera e zgjatur dhe e nxehtë e këtij viti ka rishfaqur sëmundjen e tenjës te patatja. Sipas drejtorit të Bujqësisë në bashkinë e Maliqit Arben Dulellari ky fenomen ekziston por fatmirësisht nuk është i përhapur në sipërfaqe të mëdha, për shkak edhe të kujdesit të treguar nga ana e fermerëve.
Ai tregon se ka disa hapa që fermerët duhet të ndjekin që prodhimi i patates të mos preket nga ky dëmtues.
Patatet e dëmtuara nga tenja janë tashmë edhe në treg, aty ku qytetarët duhet të bëjnë kujdes në zgjedhjen e produktit që blejnë.
/RTSH/