RTSH 24 Live

Sociale

Rikthehet dëbora në zonat malore, rrugët nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme dhe pa probleme

18/04/2024

Rikthehet dëbora në zonat malore, rrugët nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme dhe pa probleme

Prej dy ditësh verilindja u përfshi nga reshje te dendura shiu me temperatura të ulëta ndërsa pas mesnate, në lartësitë mbi 1000 metra të nivelit të detit, reshjet e shiut u kthyen në reshje dëbore, trashësia e të cilave varion nga 5 deri ne 15 centimetra.

Për banorët e këtyre zonave, këto reshje janë në kohën e duhur dhe nuk kanë krijuar probleme në bujqësi.

Këto reshje dëbore nuk sollën probleme në infrastrukturë. Të gjitha akset rrugore, qoftë nacionale por edhe rurale janë të qarkullueshme ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike ka qenë i rregullt dhe pa ndërprerje.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/