Kalaja "Rozafa" është një nga sitet më të lashta arkeologjike të Shkodrës. Brenda hapësirave të saj, veç mureve gjenden objekte të lashtësisë.
I tillë është edhe pusi venecian, një vepër arti në gurë, njohur ndryshe si gryka e sterës që i përket shek. XVII.
Objekti, i cili u dëmtua gjatë trazirave të vitit 1997, në tentativë për t'u vjedhur, falë ndërhyrjes restauruese nga DRTK Shkodër, sot ka marrë një pamje tjetër.
Fluksi i shtuar i vizitorëve në kalanë "Rozafa" dikton domosdoshmërinë e kujdesit ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore nga dëmtimet e mundshme.
Stera e pestë, e cila ndodhet në oborrin e tretë, prodhim venecian, furnizonte me ujë deri vonë edhe banesën e vezirëve Bushatlli të Shkodrës që gjendej aty ngjitur por që sot nuk ekziston më.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/