RTSH 24 Live

Sociale

Reçi, fshati i vogël turistik, destinacioni ideal për ata që duan të shijojnë natyrën dhe ushqimin bio

18/04/2024

Reçi, fshati i vogël turistik, destinacioni ideal për ata që duan të shijojnë natyrën dhe ushqimin bio

Falë natyrës së bukur, ajrit të pastër dhe ushqimit të mirë, fshati i Reç në Malësi të Madhe, vitet e fundit po tërheq turist të shumtë.

Në masivet pyjore të Reçit janë hapur shtigje për lëvizjen turistike të këmbësorëve, motoristëve dhe së fundi edhe për turizmin e biçikletave. Ndërsa në promovimin e zonës ka ndikuar edhe ndërtimi i bujtinave dhe restoranteve të reja.

“Bizneset kanë pasur një ringjallje të jashtëzakonshme ku kemi struktura turistike që ka një aktivitet gjithëvjetor ku pikun e tyre e kanë në sezonin e gështenjave, por gjatë të gjithë vitit kanë pasur zhvillim dhe një numër shumë të lartë turistësh”, tha Eristian Smajlaj, Përgjegjës i Turizmit, Bashkia Malësi e Madhe

“Investuam disa familje dhe njerëzit u afruan”, tha Muhamet Hebaj, pronar lokali.

Bukuritë natyrore, duke i shtuar edhe atë historike, tradicionale e kulturore e bëjnë Recin në Malësi të Madhe, një zonë me potencial të madh turistik.

Gazetar: M. Mirashi

/RTSH/