RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Përfundojnë punimet për aksin që përshkon Kamzën drejt veriut

3 orë para

Rama: Përfundojnë punimet për aksin që përshkon Kamzën drejt veriut

Punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut kanë përfunduar. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, i cili ndau të enjten pamjet, duke theksuar se “ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore”.

“Kanë përfunduar punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut. Ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Aksi që përshkon Kamzën ka një gjatësi prej 2.8 km në të dyja krahët e lëvizjes.

/rtsh.al/