RTSH 24 Live

Politikë

Rama më 12 maj takim me diasporën në Athinë, jep detaje nga vizita

10/05/2024

Rama më 12 maj takim me diasporën në Athinë, jep detaje nga vizita

Kryeministri Edi Rama nis më 12 maj turin me takime me diasporën në Athinë, në kuadër përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

 Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetin social Facebook se takimi do të mbahet në orën 11:00 në Stadiumin e Galatsit, salla “Christmas Theatre”.

MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas Athinës, kryeministri Rama do të vijojë turin e takimeve me diasporën në disa qytete të Evropës, ku mund të përmendet Milano, Mynihu dhe Londër.

Socialistët janë në mandatin e tyre të 3-të qeverisës, por kryeministri nuk e fsheh ambicien për një tjetër mandat, ndaj jeta politike e PS është tepër aktive.

/rtsh.al/