RTSH 24 Live

Botë

Qeveria franceze do të vaksinojë dhe adoleshentët

07/05/2021

Qeveria franceze do të vaksinojë dhe adoleshentët

Qeveria franceze ka vendosur që nga 12 maji të zgjerojë më tej fashën e personave që do të vaksinojë kundër koronavirusit.

Aktualisht, në Francë po vaksinohen personat mbi 55 vjeç, por shtimi i rasteve tek të rinjtë ka bërë që autoritetet të rimendojnë strategjinë duke ulur moshën.

Kështu, nga 12 maji çdo i moshuar që dëshiron, mund të prenotojë vaksinën e tij kundër pandemisë vdekjeprurëse dhe të shkojë ta marrë atë.

Në vaksinimi do të përfshihen dhe adoleshentët 15-17 vjeç pasi ditët e fundit është vënë re një shtim i rasteve të infektimeve të kësaj kategorie.