RTSH 24 Live

Serbi

Qeveria e re e Serbisë, Vuçiq propozon kandidat për kryeministër, Milosh Vuçeviq

31/03/2024

Qeveria e re e Serbisë, Vuçiq propozon kandidat për kryeministër, Milosh Vuçeviq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se ka propozuar Millosh Vuçeviqin si kandidat për kryeministër të Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti në llogarinë e tij në Instagram. “I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë Millosh Vuçeviqin për kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiq.

Vuçeviqi ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes. Ai në këtë post do të pasojë Ana Bërnabiç, e cila ka kaluar në pozitën e kryetares së Kuvendit.

Vuçeviq është me profesion avokat. Ai është zgjedhur për 3 mandate me radhë kryetar I Komunës së Novi Sadit. Pas zgjedhjeve parlamentare 2022, Vuçeviq u zgjodh zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Më 27 maj 2023 u zgjodh kryetar i Partisë Përparimtare Serbe.

Afati për formimin e Qeverisë së Serbisë është 90 ditë nga data e konstituimit të Kuvendit. Në këto kushte 6 maji është afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë.

/rtsh.al/