RTSH 24 Live

Sociale

Qarku i Kukësit, 53 fëmijë me aftësi ndryshe, specialistët apel prindërve: Deklaroni sa më herët problematikat

06/12/2022

Qarku i Kukësit, 53 fëmijë me aftësi ndryshe, specialistët apel prindërve: Deklaroni sa më herët problematikat

Megjithëse është në rritje numri i fëmijëve që deklarohen me aftësi të kufizuar dhe që marrin terapi pranë Qendrës së Shërbimieve Komunitare, sërish specialistët e kësaj qendre thonë se ka ende prindër që nuk deklarojnë problematikat e fëmijëve të tyre, dhe, për rrjedhojë, refuzojnë shërbimin multifunksional që ofrohet.

Nje pjese e kontigjentit të fëmijëve i përkasin kategorisë tetraplegjikë, që ndiqen edhe nga fizioterapistët e qendrës.

Ne Kukës janë 53 femijë me aftësi te kufizuar që ndjekin  trajtimin multidisiplinar të grupmoshave nga 2 deri ne 22 vjeç,  Ata u përkasin kategorive të ndryshme siç është spektri i autizmit, sindroma down, apo fëmijë me çrregullime në komunikim.

/rtsh.al/