RTSH 24 Live

Ekonomi

Pronarët e "Ever Given" e pësojnë keq, shuma marramendëse që duhet të paguajnë

12/04/2021

Pronarët e "Ever Given" e pësojnë keq, shuma marramendëse që duhet të paguajnë

Edhe pse ka pak ditë që kanali i Suezit në Egjipt është liruar nga bllokimi i anijes gjigande, Ever Given, drama nuk ka mbaruar ende. Mësohet se pronarët duhet të paguajnë 1 miliardë $ për kompensim.

Debatet për këtë çështje nuk kanë mbaruar ende, ndërsa nuk dihet kush është përgjegjës për pagesën e kostos. Autoritetet në Egjipt kanë deklaruar se do të vazhdojnë të mbajnë anijen ‘peng’ derisa pronarët e saj, pra kompania japoneze Luster Maritime dhe Higaki Sangyo Kaisha të paguajnë vlerën e detyruar monetare, që shihet si kompensim. Këtë e ka bërë të ditur Gjeneral Osama Rabie, kreu i autoritetit të Kanalit Suez.

"Anija do të qëndrojë këtu derisa të përfundojnë hetimet dhe të paguhet kompensimi. Shpresojmë për një marrëveshje të shpejtë. Në momentin që ata bien dakord për të paguar kompensim, anija do të lejohet të lëvizë," tha Gjeneral Osama Rabie.

Sipas autoriteteve përkatëse, kompensimi do të shkojë për rreth 800 persona të cilët ndihmuan për të liruar anijen me 200,000 tonë kontejnerë.