RTSH 24 Live

Kulturë

Promovohet në Korçë romani ''Komploti'' - Ben Blushi sjell për lexuesit botimin e tij të 10-të

08/05/2024

Promovohet në Korçë romani ''Komploti'' - Ben Blushi sjell për lexuesit botimin e tij të 10-të

Ben Blushi ka prezantuar në Universitetin "Fan S.Noli" në Korçë, romanin e tij të ri që vjen me titullin “Komploti”. Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft. Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Evropës. Në këtë lojë futen edhe 3 hebrenj që për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën

Libri fillon në Shëngjin sepse aty ka ndodhur realisht një transformim në vitet e fundit, kanë ardhur shumë afgan rreth vitit 2021 dhe duke shkuar në Shëngjin kam parë shumë prej tyre, mënyra se si ato organizohen dhe bashkëjetojnë me shqiptarët e Shëngjinit dhe këtu lindi ideja për të bërë librin “Komploti”.  

"Komploti" është romani i dhjetë i Ben Blushit. Ai e ka filluar krijimtarinë letrare me vëllimin “100 ushtarë”, më pas me romanet si  “Të jetosh në ishull”, “Kandidati”, etj. Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi “Kult”, Çmimi Evropian për Letërsinë në vitin 2014, etj

/RTSH/