RTSH 24 Live

Ekonomi

Programi i reformës energjitike 2021-2023, fokusi në rritjen e konkurrencën midis furnizuesve të energjisë

19/01/2021

Programi i reformës energjitike 2021-2023, fokusi në rritjen e konkurrencën midis furnizuesve të energjisë

Sektori i energjisë është një nga sektoret prioritare të ekonomisë së Shqipërisë dhe si i tillë ai ka marrë një zë  të konsiderueshëm  te programi i reformës ekonomike që qeveria shqëiptare ka hartuar per tre vite 2021- 2023. 
Fokusi gjatë 3 viteve do të përqendrohet ne rritjen e konkurrencën midis furnizuesve të energjisë, përmes iniciativave ligjore dhe rregullatore dhe duke rritur sigurinë e furnizimit, efikasiteti dhe fitimet e produktivitetit do të çojnë në uljen e kostove të prodhimit dhe çmimeve të energjisë elektrike.
Gjatë këtyre 3 viteve është planifikuar të bëhet liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë elektrike (konsumatorët në tregun e lirë) - klientët (klientët e energjisë elektrike) të lidhur në rrjetet 20 kV do të furnizohen në tregun e liberalizuar. 
Monitorimi është një tjetër synim i këtij programi  dhe për të arritur këtë duhet të rriten instalimi i njehsimit inteligjent të klientët i cili është akoma në proces nga OSSh, pergatitja e rrjetit 20kV duke e kthyer atë në një rrjet SMART, zëvendësimi i rrjeteve ajrore 6 / 10kV që janë jashtë standardeve teknike dhe zëvendësimi i tyre me rrjet kabllor me gjatësi dhe seksione në përputhje me këto standarde, planifikimi i rrjeteve elektrike në formë aktive.
Një tjetër synim i qeverisë shqiptare që të arritur ne fushen e energjise eshte edhe 
Ndarja e aktivitetit të shpërndarjes nga furnizimi, si dhe funskionimi i 
i Bursës Shqiptare të Energjisë – ALPEX. 
Zbatimi i projektit Linja e interkonjeksionit Elbasan (Shqipëri) - Manastir (RNM) 400 kV: Lot 1 & Lot 2 eshet nje nga pikat per tu realizuar per 3 vite e ardhshme te percaktuara ne programin e  reformes ekonomike. Kostoja e vlerësuar për përfundimin e kesaj linjës është 70 milion EUR  Financuar në shumën 50 milion EUR nga një hua e huaj; 15 milion euro nga një grant dhe 5 milion EUR nga OST sh.a . Nderkohe ne kete program nuk lihen pas edhe synimet per reduktimin  e mëtejshëm i humbjeve të shpërndarjes dhe rritjen e mëtejshme e normave të mbledhjes së faturave.