RTSH 24 Live

Botë

Presidenti ukrainas udhëton drejt Britanisë, do takohet me Kryeministrin Rishi Sunak

08/02/2023

Presidenti ukrainas udhëton drejt Britanisë, do takohet me Kryeministrin Rishi Sunak

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Britanisë, për t’u takuar me kryeministrin Rishi Sunak. Kjo është vizita e dytë e Presidentit ukrainas, jashtë vendit të tij, që prej nisjes së luftës së Rusisë më 24 shkurt. Udhëtimi i Zelenskyt jashtë Ukrainës ishte në Uashington në muajin dhjetor.

Në vizitën e tij në Londër, Presidenti Zelensky do të vizitojë trupa ukrainase që po trajnohen nga forcat britanike dhe më pas do i drejtohet Parlamentit me një fjalim.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ndërkohë njoftoi se vendi i tij do të zgjerojë trajnimin për pilotët luftarakë dhe marinsat, ndërsa premtoi gjithashtu një investim afatgjatë në ushtrinë e Ukrainës.

"Vizita e Presidentit Zelensky në MB është një dëshmi e guximit, vendosmërisë dhe luftës së vendit të tij dhe një dëshmi e miqësisë së pathyeshme midis dy vendeve tona. Që nga viti 2014, Britania e Madhe ka ofruar trajnime jetike për forcat ukrainase, duke i lejuar ata të mbrojnë vendin e tyre, të mbrojnë sovranitetin e tyre dhe të luftojnë për territorin e tyre. Jam krenar që sot do ta zgjerojmë atë trajnim nga ushtarët tek marinsat dhe pilotët e avionëve luftarakë, duke siguruar që Ukraina të ketë një ushtri të aftë për të mbrojtur interesat e saj edhe në të ardhmen”, tha Sunak.

/rtsh.al/