RTSH 24 Live

Botë

Presidenti i Indonezisë takon Volodymyr Zelenskyn: Fryma e paqes nuk zbehet kurrë

30/06/2022

Presidenti i Indonezisë takon Volodymyr Zelenskyn: Fryma e paqes nuk zbehet kurrë

Presidenti indonezian, Joko Widodo, është takuar në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Widodo e ka konsideruar këtë takim si një "manifestim të shqetësimit të popullit indonezian për situatën në Ukrainë".  Sipas The Guardian, Presidenti indonezian ka vënë në dijeni Zelenskyn edhe për takimin që do të zhvillojë me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Vizita për të takuar Presidentin Volodymyr Zelenskiy është një manifestim i shqetësimit të popullit indonezian për situatën në Ukrainë. Fryma e paqes nuk zbehet kurrë. I ofrova një mesazh nga Presidenti Zelensky për Presidentin Putin, të cilin do ta vizitoja gjithashtu”, tha ai. Nga ana e tij, presidenti ukrainas falënderoi homologun e tij nga Indonezia për vizitën.

/rtsh.al/