RTSH 24 Live

Kosova

Po patrullonin në Liqenin e Ujmanit, 10 të shtëna me armë në drejtim të Policisë së Kosovës, nuk ka të lënduar

06/08/2022

Po patrullonin në Liqenin e Ujmanit, 10 të shtëna me armë në drejtim të Policisë së Kosovës, nuk ka të lënduar

Është sulmuar me armë zjarri Policia e Kosovës në Liqenin e Ujmanit. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se ka patur 10 të shtëna me armë zjarri të njëpasnjëshme në momentin kur efektivët po vendosnin një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të plagosur.

Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë”, ka njoftuar Policia.

/rtsh.al/