RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Përse amerikanët i dhanë një mundësi të dytë Donald Trump?

2 orë para

Përse amerikanët i dhanë një mundësi të dytë Donald Trump?

Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është sigurisht ngjarja më e jashtëzakonshme në historinë politike të SHBA-së. Katër vjet pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump do të kthehet sërish, pasi miliona amerikanë votuan për t'i dhënë atij një shans të dytë.

Fushata zgjedhore e Trump është gjithashtu për t’u shënuar në histori, pasi ai arriti t’i mbijetonte dy atentateve, ndërsa rivali i tij presidenti Joe Biden u largua nga gara vetë pak muaj larg ditës së zgjedhjeve.

Shumica e amerikanëve në shtetet kyçe të fushëbetejës zgjodhën të votojnë për Trump, me argumentin dhe shqetësimin kryesor: ekonomia dhe emigracioni.

Triumfi i Trump vjen pas një rënie spektakolare në zgjedhjet e 2020. Ai refuzoi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve, të cilat i humbi ndaj Bidenit dhe roli i tij në përpjekjen për të përmbysur rezultatet duke shkartuar trazirat në Capitol Hill është ende duke u hetuar. Kjo e bënë atë presidentin e parë në detyrë që është dënuar për një krim, pasi u shpall fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Mesazhi i tij për ekonominë dhe emigracionin

Kaq shumë njerëz që votuan për Donald Trump mendonin se ekonomia ishte shumë më e mirë kur ai ishte në detyrë dhe ishin të lodhur nga përpjekjet për të përballuar jetesën. Edhe pse shumica e shkakut të inflacionit ishte për shkak të forcave të jashtme si pandemia Covid-19, ata fajësuan administratën në largim.

Votuesit ishin gjithashtu thellësisht të shqetësuar për emigracionin e paligjshëm që kishte arritur nivele rekord gjatë presidencës së Biden.

"Amerika e para" për një mandat të dytë Trump

"Amerika e para" ishte një nga sloganet e Trump që me të vërtetë dukej se godiste votuesit. Në të gjithë vendin njerëzit, majtas dhe djathtas, ankohen për miliarda dollarë që shpenzoheshin për mbështetjen e Ukrainës, kur sipas tyre këto para mund të përdoren për vetë SHBA-në dhe banorët e saj.

Amerikanët thjesht nuk mund të votonin për Harris, e cila shërbeu si zëvendëspresidente e Biden për 4 vjet. Ata besonin se do të ishte e njëjta gjë dhe donin ndryshim.

Kur erdhi për herë të parë në pushtet në 2016, Trump ishte një i huaj në politikë, ndërsa sot duket se ai nuk është i interesuar për të luajtur sipas rregullave të lojës.

/rtsh.al/