RTSH 24 Live

Politikë

Përplasje e fortë/ Si mund të blesh opozitën si në Rusi? Basha: Në '96 këtu janë rrahur njerëz

18/04/2024

Përplasje e fortë/ Si mund të blesh opozitën si në Rusi? Basha: Në '96 këtu janë rrahur njerëz

Në një debat të fortë janë përfshirë avokati Genc Gjokutaj dhe gazetarja Anila Basha në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH. Teksa po diskutohej lidhur me Partinë e Lirisë dhe reagimet e fundit të Ilir Metës për akuzat ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, Gjokutaj tha se bëhet fjalë për metafora dhe jo kërcënime. Por gazetarja Basha e kundërshtoi duke thënë se po i nxirrte deklaratat e Metës nga konteksti.

Debati:

Gjokutaj: Janë blerë vota, ça nuk është bërë, por të blesh opozitën si në Rusi..., kjo ka ndodhur në Shqipëri

Basha: Në ’96 janë rrahur njerëz e janë mbushur kutitë

Gjokutaj: Keni Lulin, metoda e Lulit po aplikohet në Partinë e Lirisë

Gjokutaj: Nuk është puna te Luli, 30 vjet dhe ne jemi duke folur për të njëjtën gjë,. Ju më thoni metaforat e përdorura nga Meta. Unë po ju them që sot janë 3 subjekte madhore që i shohim, kemi ndërkombëtarët, mediat dhe opinionin publik

Gjokutaj: Të gjitha janë të Ramës, zero, këto ka kapur ky

Gjokutaj: Po si ka kapur ndërkombëtarët...

Gjokutaj: Si i kapi ndërkombëtarët?! Po Ambasadorja Kim nuk tha një fjalë për Inceneratorët

Gjokutaj: Lere mo, jemi te deklaratat e dum-dumit, palaço, injorant, mënyra si është folur, nuk është folur për metaforë se tani po e nxjerrim edhe nga konteksti. Unë e shoh në prizëm tjetër

Gjokutaj: Duhet të jemi dakord me të vërtetën

Gjokutaj: Sheh eksponentë të PL që po përpiqen të krijojnë baza të forta të paktën të ngrenë emrin e tyre sepse pas zhdukjes së LSI, PL nuk po e gjen atë hapësirën e duhur. Opinioni Publik po brumoset me një forcë politike që po përpiqet të forcohet sa më shumë

/rtsh.al/