RTSH 24 Live

Ekonomi

Përmbytjet dhe pandemia, shtyhet për deri në fund të marsit, aplikimi i fermerëve për naftën pa taksa

24/02/2021

Përmbytjet dhe pandemia, shtyhet për deri në fund të marsit, aplikimi i fermerëve për naftën pa taksa

Aplikimi i fermerëve për naftën pa taksa, që pritej të përfundonte nesër, është shtyrë për deri në fund të marsit. Gjatë ditëve të fundit, fermerë nga gjithë vendi, po vijojnë me aplikimet në portalin e-albania dhe zyrat e AREB-ve. Kjo zgjatje kohore do të shërbejë që të gjithë ata që kanë NIPT-in e fermerit dhe dokumentacionin e nevojshëm, të kenë mundësinë të përfitojnë sasinë e naftës pa taksa.