RTSH 24 Live

Sociale

Përkthyesi i papunë me hemofili, Elvin Bylykbashi rrëfen jetën pas traumave të sëmundjes

16/04/2024

Përkthyesi i papunë me hemofili, Elvin Bylykbashi rrëfen jetën pas traumave të sëmundjes

Është 48 vjeç dhe që i vogël ka bashkëjetuar me dhimbjet e plagëve që i shkakton Hemofilia. Ai është djali i dytë në familje me këtë sëmundje genetike dhe sot është përsëri në këmbë edhe pas një goditjes që mori nga hemorragjia cerebrale.

“Kam pasur vështirësi të mëdha pasi nuk ka pasur trajtime në spitalet rajonale, madje as në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Para 7 ditësh kam kaluar një hemorragji cerebrale, tani jam mirë pasi ka dhe ilaç që e trajton. Kam dhe dëmtimet të ndryshme që kam pësuar për shkak të mungesës së medikamenteve që në lindje”.

Ndihet mirë me mjekimin e plotë që po merr por heqja e kujdestarisë e ka bërë më të ndjeshëm ndaj të papriturave.

“Është e frikshme sepse një hemorragji mund të ndodhë, por trajtimi financiar është shumë i pakët, nuk mund të siguroj dot nevojat”.

Elvini është përkthyes i gjermanishtes dhe anglishtes por sot është pa punë.

“Dua të punoj pasi njoh mirë disa gjuhë, sidomos anglisht dhe gjermanisht, njoh mirë dhe kompjuterin.

Aktualisht nevojat e trajtimit me faktorin 8 po mbulohen për këta pacientë në kushte jotraume, por sot ka ende fëmijë me hemofili të rëndë, që nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të hematomave nga gjakderdhja spontane edhe pa pasur traumë.

Në QSUT kurohen afërsisht 170 pacientë.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/