RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Pas vrasjes së Nasrallahut, Hezbollahu zgjedh liderin e ri

9 orë para

Pas vrasjes së Nasrallahut, Hezbollahu zgjedh liderin e ri

Pas vrasjes së Hassan Nasrallahut nga Izraeli, grupi i Hezbollahut ka emrëuar liderin e ri. Sipas deklaratës së lëshuar nga Hezbollahu kreu i ri i këtij grupi quhet Sheikh Naim Qassem.

Qassem, promovimi i të cilit u bë i ditur ditën e sitme zëvendëson Hassan Nasrallah në krye të grupit të armatosur me bazë në Liban.

Nasrallah u vra në Bejrut në fund të shtatorit pas një sulmi me raketa nga Izraeli.

Shumë zyrtarë të tjerë të lartë të Hezbollahut janë vrarë që kur Izraeli e ktheu fokusin e tij te grupi libanez.

Po kush është Sheikh Naim Qassem ?

Sheikh Naim Qassem, i zgjedhur tashmë në krye të grupit të armatosur të Hezbollahut ka qenë një figurë e lartë në lëvizjen e mbështetur nga Irani për më shumë se 30 vjet.

Qassem u emërua zëvendës shef në vitin 1991 nga sekretari i përgjithshëm i atëhershëm i grupit të armatosur, Abbas al-Musaëi, i cili u vra nga një sulm me helikopter izraelit.

Qassem mbeti në rolin e tij kur Nasrallah u bë lider, dhe ka qenë prej kohësh një nga zëdhënësit kryesorë të Hezbollahut, duke kryer intervista me mediat e huaja, përfshirë armiqësitë ndërkufitare me Izraelin që u ndezën gjatë vitit të kaluar.

Ai ishte anëtari i parë i udhëheqjes së lartë të Hezbollahut që bëri komente televizive pas vrasjes së Nasrallah në sulmin ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit më 27 shtator.

Duke folur më 30 shtator, Qassem tha se Hezbollahu do të zgjidhte një pasues të sekretarit të përgjithshëm të vrarë "në rastin më të parë" dhe do të vazhdonte të luftonte Izraelin në solidaritet me palestinezët.

/rtsh.al/