RTSH 24 Live

Politikë

Partia e Lirisë publikon prova të reja për aferën e inceneratorëve, Shehaj: SPAK të hetojë

02/08/2022

Partia e Lirisë publikon prova të reja për aferën e inceneratorëve, Shehaj: SPAK të hetojë

Partia e Lirisë ka publikuar disa dokumenta për atë që e cilësojnë si afera e inceneratorëve. Në fjalën e saj në konferencën për shtyp, Koordinaorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj ka bërë me dije se një punëtor i thjeshtë i inceneratorit të Elbasanit u kthye në pronar duke lidhur kontrata me Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan. Shehaj theksoi se dokumentat do i dërgohen jo vetëm SPAK, por edhe zv.kryeministres Belinda Balluku dhe Kryeministrit Edi Rama, që sipas saj, nuk sheh se çfarë firmos.

“Bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, bëhet fjalë për punonjësin E.B i datëlindjes 1993. Filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania integrity për këtë punonjës.

Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë. Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 mln lekë të vjetra. Më pas kemi një certifikatë pronësia. Kemi një prokurorë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij i jepet e drejta të bëjë transkasione. Kemi prokuroë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi. Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi. Në 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës. I bëjmë thirrje SPAK të hapë regjistrin e noterëve dhe do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri. Në këto dokumente do ja kalojmë SPAK, por edhe zonjës Belinda Balluku, por edhe Ramës, i cili nuk sheh çfarë firmos. Balluku duhet të kishte penguar këto transaksione”, tha Shehaj.

Ndërsa deputeti Petrit Vasili akuzoi qeverinë për vjedhje, duke u ndalur kryesisht te afera e inceneratorit të Tiranës. Sipas Vasilit, Partia e Lirisë nuk do ndalet deri në momentin që qeveria të stopojë vjedhjen.

“Skema vazhdon të zbardhë elementë pas elementi. Kjo është zbardhja e radhës dhe nuk ndalet këtu. Qeveria nuk pushon, grabit, vjedh dhe përderisa qeveria nuk pushon ne nuk mund të pushojmë. Ju e patë vetë me sytë tuaj se si nga një punonjës i zakonshëm kthehet në fermer, pastaj në një pronar.

Lëvizin qindra milionë lekë në një skemë e cila ka për qëllim vetëm vjedhjen, duke përdorur individë pa kursyer të vdekurit, dhe tashmë edhe punonjësit që ndryshojnë statusin lëvizin nga fermerë, në pronarë. Një skemë që ka pasur premisë pandëshkueshmërinë, por këto fakte janë mal. Këtyre të vërtetave do t’i shkohet deri në fund”, tha Vasili.

/rtsh.al/