RTSH 24 Live

Sociale

Panair pune për studentët, të rinjtë informohen për ofertat e punësimit dhe praktikat mësimore

18/04/2024

Panair pune për studentët, të rinjtë informohen për ofertat e punësimit dhe praktikat mësimore

Studentët e fakulteteve Histori - Filologji dhe Gjuhëve të Huaja,  të cilët janë të interesuar për një vend pune apo edhe për praktika mësimore i janë drejtuar sot panairit të punës i ngritur në ambientet e këtyre institucioneve të arsimit të lartë .Të rinjtë e interesuar patën mundësi të  dorëzonin CV-të dhe të intervistoheshin nga përfaqësuesit e shumë kompanive pjesëmarrëse.

“Më shumë jemi të interesuar te intershipi apo tek praktikat që mund të bëjmë, e kam gjetur veten tek disa do të kontaktojë dhe mendoj se ishte një mundësi shumë e mirë për mua”, tha një studente.

“Meqenëse jam e profilizuar tek profili i marketingut jam e interesuar që të marr më shumë informacion rreth tyre sepse në të ardhmen mendoj që të punësohem në një agjenci”, tha një studente tjetër.

Drejtueset e këtyre institucioneve të arsimit të lartë kanë sqaruar se ky panair është një mundësi e mirë për të lidhur studentët me tregun e punës.

“Studentët kanë mundësi që të njihen gjatë studimeve të tyre me tregun e punës, me oferta të ndryshme të punësimit apo edhe për të qenë pjesë e këtyre projekteve të bizneseve”, tha një pedagoge.

Ballafaqimi i studentëve  me  tregun e punës është një ndër praktikat më të mira të universiteteve, pasi i jep mundësi atyre të përshtatin kurrikualat me nevojat që ka tregut për të përgatitur të rinjtë të aftë për punë.

/RTSH/