RTSH 24 Live

Ekonomi

Paketa 2 e rezistencës sociale, zgjatet deri në fund të vitit mbështetja për kategoritë në nevojë

22/06/2022

Paketa 2 e rezistencës sociale, zgjatet deri në fund të vitit mbështetja për kategoritë në nevojë

Qeveria është duke përfunduar një tjetër paketë ndihme financiare që synon të mbështesë qytetarët në kohë krize në prag të përfundimit të afatit të paketës së parë të rezistencës sociale.

Burime nga Ministria e Financave thanë për RTSH-në se varianti i dytë i mbështetjes financiare ka në fokus shtresat në nevojë. Më konkretisht, për për të kompensuar rritjen e ccmimeve të shportës qeveria ka menduar të vijojë me bonusin e përmuajshëm prej 3 mijë lekësh deri në fund të këtij viti.  Kjo do të thotë se pjesën më të madhe të të ardhurave që buxheti ka mbledhur nga rritja e ccmimeve do të shkojë për kategoritë në nevojë.

Sipas të dhënave nga financat, në arkën e shtetit janë mbledhur 13 miliardë lekë më shumë vetëm nga rritja e ccmimeve në periudhën janar-qershor. Këto të ardhura pritet të shpërndahen në formën e ndihmës financiare si pjesë e Paketës së Dytë të Rezistencës Sociale që vecc bonusit pritet të ketë edhe pika të tjeratë cilat ende janë duke u diskutuar nga ekspertët e financave. Qeveria kishte paralajmëruar se do të vijonte mbështetjen në rast se ccmimet do të vijonin rritjen dhe sipas INSTAT inflacioni në muajin maj shënoi rekordin historik prej 6.7% ku ndikimin më të madh e dhanë ccmimet e ushqimeve.

BONUS NGA 3000 LEKË PËR 6 MUAJ

Pensionet e invaliditetit                                                                            66467 përfitues

Pensionet familjare                                                                                   43351 përfitues

Pensionistët që marrin më pak se gjysma e pagës minimale         202453 përfitues

Familjet në ndihmë ekonomike                                                              64000 përfitues

Personat me aftësi të kufizuar                                                               52000 përfitues

Të verbërit                                                                                                   12000 përfitues

Paraplegjikë/ tetraplegjikë                                                                      6110 përfitues

/rtsh/