RTSH 24 Live

Ekonomi

Operatorët turistikë kërkojnë vaksinim të stafit, Çerenishti: Autoritetet të rishikojnë fashën orare të pandemisë

21/02/2021

Operatorët turistikë kërkojnë vaksinim të stafit,  Çerenishti: Autoritetet të rishikojnë fashën orare të pandemisë

Pandemia e Virusit korona prej më shumë se një viti e ka paralizuar sektorin e turizmit në vend. Veçantërisht më të dëmtuarit në këtë sektor janë tur-operatorët dhe resortet në bregdet, të cilat dita ditës po ndiejnë vështirësi në egzistencën e tyre. 

Sot në qytetin e Durrësit gjen dhjetra investime serioze me standartet më moderne të kohës. Drejtuesit dhe menaxherët e këtyre sipërmarrjeve thonë se shteti duhet të ketë një vëmendje më të madhe për ta sidomos të rishikojë mundësinë e lehtësimit të orareve të mbylljes kundër virusit korona. 

Fatos Çerenishti një sipërmarrës i vjetër në fushën e turizmit tregon se investimet e mëdha të kryera gjatë viteve të fundit dhe përballja me detyrimet financiare që ata kanë me bankat, i kanë vënë përballë një sfide të vështirë. 

Zoti Çerenishti thotë më tej se standartet që kanë sot resortet në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm, i plotësojnë të gjitha kushtet nga pikpamja e hapsirës që të mos jenë vatra të përhapjes së virusit korona. Ai kërkon prej autoriteteve shtetërore vaksinim të stafit që punon në sektorin e turizmit që sipas tij do të sillte një zhvillim normal të këtij aktiviteti edhe në kushte pandemie. 

Baret dhe restorantet janë ndër bizneset më të prekur nga masat e reja kufizuese për shkak të uljes së fashës së orarit nga ora 22:00 në orën 20:00.  Operatorët turistik shprehen se vetem gjatë javës së parë të vendosjes së fashës se re orare puna është reduktuar me 60%.