Djali, i cili, u arrestua në oborrin e shkollës, dyshohet se përdori armën e të atit, informon policia
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha në një deklaratë se ishte informuar në orën 8:40 të mëngjesit për të shtënat në shkollën fillore Vladislav Ribnikar
“Policia dërgoi patrullat në vendngjarje dhe arrestoi një të mitur të dyshuar – nxënës i klasës së shtatë, i cili dyshohet se ka qëlluar me armën e babait të tij në drejtim të nxënësve dhe rojes së sigurisë së shkollës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.
“Të plagosurve i erdhi në ndihmë kujdesi mjekësor, ndërsa policia po punon për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Mediat lokale transmetuan pamje të momentit kur autori shoqërohej nga policia i lidhur me pranga në duar dhe kokën të mbuluar me një xhaketë.
"Pashë fëmijë që vraponin nga shkolla, duke bërtitur. Prindërit erdhën dhe ishin në panik. Më vonë dëgjova tre të shtëna," tha një fëmijë për televizionin shtetëror serb RTS.
/rtsh.al/