RTSH 24 Live

Kosovë

Nurellari: Zgjedhjet në Veri u bënë në konteniere. Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment

22/04/2024

Nurellari: Zgjedhjet në Veri u bënë në konteniere. Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment

I ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, politologu Adri Nurellari komentoi për zgjedhjet e zhvilluara në veri të Kosovës.

Nurellari u shpreh se ishte një hipokrizi e sovranitetit duke i çuar këto zgjedhje të zhvilloheshin në kontenier të vendosur në cepa. Gjithashtu politologu Nurellari theksoi se Kosova duhet të shfrytëzoj këto momente në favor të saj dhe të mos bjerë pre e provokimeve të Serbisë.

“Ajo që është hipokrizia më e madhe e sovranitetit është që këto zgjedhje u zhvilluan në kontenier, aq sovranitet kanë atje sa nuk mundin te hapnin as shkollat publike. Improvizuan kontenier nëpër cepa të ndryshëm dhe kjo është fytyra e vërtet e këtyre zgjedhjeve.

Pavarësisht se është kjo situatë duhet të kuptojnë se Kosova duhet të shfrytëzoj këtë moment dhe të mos bjer pre e Serbisë dhe të hamë djathin e çarkut dhe të prishemi me partnerët ndërkombëtar”, u shpreh Nurellari.  

/rtsh.al/