RTSH 24 Live

Sociale

Një kartolinë për autizmin nga gjimnazistët - Nisma synon të ardhura për aftësimin e të rriturve në spektër

02/04/2024

Një kartolinë për autizmin nga gjimnazistët - Nisma synon të ardhura për aftësimin e të rriturve në spektër

“Shpirti im nuk ka autizëm, shpërqendrimi është në perceptimin tuaj” me të tilla mesazhe në formën e kartolinave dhe buqetave nxënësit e gjimnazit Myslym Keta u tërhoqën vëmëndje qytetarëve sot për të kontribuar për të rinjtë me autizëm.

Një shoqe që kem pasur në klasë, ajo është me spektër të autizmit dhe ka pasur raste kur në klasë ndjehej e acaruar, e mërzitur dhe në ato momente ne kemi qenë pranë saj duke i falur dashuri që pasur nevojë”, tha Esli Kalemi nxënëse e shkollës.

Blerina Lala , nëna e Mishelit me autizëm, njehërësh mësuese dhe drejtuese e këtij gjimanzi tregon pse nxënësit e saj u nxitën në këtë nisëm.

E kam prej 20 vitesh me autizëm djalin tim, të njohur disa nga nxënësit e mi me këtë kauzë që unë përfaqësojë, ndoshta u ndikuan dhe këmbëngulën fortë që dita e sotme të jetë një ditë ndërgjegjësimi për faktin që të rinjtë dhe të rejat me autizëm janë si bashkëmoshatarët e tyre”, tha Blerina Lala.

Për Blerinën dhe shumë nëna të tjera sot vëmendja duhet kthyer ndaj të rriturve me autizëm.

Për hir së të vërtetës janë target grupi më i pambrojtur të paktën deri më tani, në gjimnazin tonë janë 10 të rinj dhe të reja me spektrin e autizmit”, tha Blerina.

Të ardhurat që ata mblodhën sot do të shkojnë për qendrën “Lumturo Dhimbjen” me qëllim aftësimin e të rriturve me autizëm.

Gazetare: S. Mlloja

/RTSH/