RTSH 24 Live

Politikë

Nesturi: Komisioni Hetimor "Vokshi" mban dialogun politik PS-PD

3 orë para

Nesturi: Komisioni Hetimor "Vokshi" mban dialogun politik PS-PD

Për analistin Plator Nesturi, Komisioni Hetimor për Check Up dhe Sterilizimin i drejtuar nga Albana Vokshi, ka pasur si skenar të parë dakordësinë mes dy forcave politike kryesore për të mbajtur të hapur dialogun politike ndwrmjet tyre.

“Ka pasur një prapavijë tjetër që ka të bëjë me atë të hapjes së një dialogu politik ndërmjet PS-së dhe PD-së. Është folur që ky komision u ngrit për hapjen e një dialogu politik midis dy forcave politike. Kjo mund të jetë për ligje të caktuara, sikurse është ai për emigracionin apo për paketën e ligjeve që duhet të kalohet deri në fund të muajt dhjetor".

Sipas Nesturit, Komisioni ishte në bazë të  skenarit politik që dy forcat kryesore po mbajnë qëndrime të ndryshme duke mbajtur stekën lart për zhvillimet politike në të ardhmen.  

Në emisionit “3D” të moderatorit Alban Dudushit në RTSH1, ai tha se, “fajin për mos marrjen e dëshmisë së ish-ministrit Beqaj i mbetet  znj. Albana Vokshi.

”Nuk u bë asnjë lloji tentative për të gjetur zgjidhje për të marr në pyetje ish ministrin edhe duke u dakordësuar me N/kryetarin e komisionit për ti vendosur një kufizim kohorë. Për mua ky komision ishte tregues i nivelit të vetë Parlamentit. Sepse kemi pasur një parlament dhe mezi presim të mbaroj ky mandat sepse realisht nuk kemi një parlament profesional por është një [parlament i vënë në fokus të kauzat e tyrë të caktuara”.

 

 

/rtsh.al/