RTSH 24 Live

Televizion

Në lot për qenin, Renada Caci: Shpesh më paragjykojnë! Përse është larg Luzes?

07/05/2023

Në lot për qenin, Renada Caci: Shpesh më paragjykojnë! Përse është larg Luzes?

Aktorja e humorit, Renada Caci, e nisi intervistën me Ermal Peçi me përlotje, mënjëherë sa pa në ekran një nga kafshët e saj. Ajo ndan bashkëjetësën me 4 qenë, lidhje për të krejtësisht e veçantë. Aktorja tregoi se i ka dashur gjithmonë kafshët dhe dashuria që merr nga ta është e pakufishme.

Renada rrëfeu se shpesh njerëzit e paragjykojnë për këtë lidhje të ngushtë me ta, duke i përmendur shpesh edhe faktin së kështu duhet të doj fëmijët e saj dhe se këtë dedikim duhet t’ja japi atyre.

Duket se këto krahasimë për aktoren janë shumë të pakuptimta, pasi format e dashurisë janë të ndryshme. Ajo pranoi se shpesh bëhet edhe agresive në komentet online, sidomos kur audienca aty shkruan keq për kafshët.

Largimi nga ekrani e spektaklet e humorit nuk është një mungesë që e ndjen vetëm publiku, por edhe ajo. Renada i tha Ermalit se i mungon shumë publiku e sidomos personazhi aq i dashur Luzja. Edhe pse u la të kuptohej që largimi nga skena e humorit ka qenë kundër dëshirës së saj, Renada shpreson që shumë shpejt të preki dashurinë e publikut.

/rtsh.al/