RTSH 24 Live

Botë

Ndryshimet klimatike- Prodhimi i plastikës, një nga përgjegjëset për krijimin e efektit serë

28/04/2024

Ndryshimet klimatike- Prodhimi i plastikës, një nga përgjegjëset për krijimin e efektit serë

“Oreksi” i pafund i njerëzimit për përdorimin e plastikës nuk është problem vetëm për shkak të mbetjeve që krijon. Sipas një studimi të ri të publikuar nga shkencëtarët në Kaliforni, prodhimi i plastikës nxjerr gjithashtu emetime të shfrenuara të gazit serë.

Studimi tregoi se prodhimi i plastikës minon përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe shton ndotje pafund në mjedis dhe trupat e njeriut në formën e mikroplastikës “tinëzare” që arrijnë të futen kudo.

“Petrokimikatet , blloku i ndërtimit të plastikës, po helmojnë tashmë komunitetet ngjitur me objektet e prodhimit me ndotje që shkaktojnë kancer. Pasojat e emetimeve të pakufizuara të dioksidit të karbonit të kësaj industrie do të ndikojë në efektin serë në gjithë botën", tha Heather McTeer Toney, pjesë e studimit.

Shkencëtarët zbuluan se nëse në një vit do të rritej prodhimi i plastikës me 2.5 %  do të kemi dyfishim të emetimeve të gazrave serë deri në 2050, ndërsa nëse vendosej që në një vit sektorit i plastikës të rritet me 4 % atëherë emetimi i gazrave të dëmshme do të trefishohej deri në 2050.

 /rtsh.al/