RTSH 24 Live

Politikë

Ndryshimet klimatike, MEPJ dorëzon në Hagë deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve

28/03/2024

Ndryshimet klimatike, MEPJ dorëzon në Hagë deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve

Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar në Hagë deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike.

Me anë të një njoftimi, MEPJ bën me dije se kjo deklaratë vjen në kuadër të angazhimeve të qeverisë shqiptare në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike.

“Në kuadrin e angazhimeve të qeverisë shqiptare në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike.

Shqipëria është krenare që ka mundësinë të kontribuojë në këto procedura këshillimore, nisur dhe nga përvoja që ka fituar në drejtim të shfrytëzimit të energjisë së gjelbër dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/