RTSH 24 Live

Ekonomi

Nafta pa taksa për fermerët, aplikimet në qarkun e Gjirokastrës.

22/01/2021

Nafta pa taksa për fermerët, aplikimet në  qarkun e Gjirokastrës.

Që prej datës 15 Janar janë hapur aplikimet për të gjithë fermerët që duan të përfitojnë naftën pa taksa. Aplikimet do të zgjasin deri me datë 25 Shkurt. Për të sqaruar më mirë banorët ka nisur edhe një fushatë informuese në të gjithë vendin. Përgjegjësi i Sektorit të Seksionit Bujqësor për Qarkun Gjirokastër , Balil Bineri vijon takimet me fermerët , për t’i njohur ata me kriteret për të përfituar naftën pa taksa dhe me procedurën që duhet ndjekur dhe .Sipas tij interesimi përgjatë këtyre ditëve ka qënë i lartë.

-Interesimi i fermerëve për gjithë qarkun ka qën i lartë. Ne kemi çelur dy zyra të reja pranë Sektorit të Bujqësisë qarku Gjirokastër ,  me qëllim pritjen dhe orientimin e fermerëve të interesuar për mënyrën e aplikimit e cila nepërmjet dokumentacionit kryhet ne E-Albania. Problem ka kryesisht për ata fermerë të cilët operojnë në toka me qera , kjo i penalizon këtë të fundit në sistëm. Kryesisht për aplikime kanë ardhur fermerët të cilët janë të pajisur më Nipt-in përkatës , thotë zoti Bineri.

Nga ana tjetër fermerët  kane vlerësuar këtë nismë për  kulturat bujqësore të kultivuara duke përfituar  mbështetjen me naftë falas.

-Unë quhem jam Isa Braho nga fshati Erind, prej 20 vitesh punoj në bujqësi ku kam krijuar fermën time të vreshtarisë. Sot kam ardhur pranë zyravë të bujqësisë dhe pas dokumentacionit u bëra pjesë e skemës. Është një gjë e mirë që do na lehtësojë sepse për ekonominë tonë harxhimi për naftën na ka rënduar mjaft.

Në rang qarku në Gjirokastër sipas të dhënave nga Zyra e Bujqësisë  llogariten mbi 250 fermerë të pajisur me nipt që mund të  bëhen pjesë e kësaj skemë.