RTSH 24 Live

Aktualitet

Muaji Prill, thirrja ku çdo qytetar, biznes dhe donator mund t’i dhurojnë kryeqytetit pemë

20/04/2024

Muaji Prill, thirrja ku çdo qytetar, biznes dhe donator mund t’i dhurojnë kryeqytetit pemë

Prej 5 muajsh në Tiranë ka nisur sezoni i mbjelljeve të pemëve. Mbjellja është fokusuar në lumin e Lanës, tek Komuna  e Parisit dhe në zonat përreth qendrës së kryeqytetit.

Gjithashtu, në çdo rrugë kryesore janë mbjell lule dekorative për t’i shtuar qytetit më shumë kurorën e gjelbër.

Thirrjes së Bashkisë së Tiranës, se kushdo të dhurojë pemë, i janë përgjigjur jo vetëm bizneset, por edhe qytetarë të ndryshëm, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit.

Pemët në qytet ofrojnë shumë avantazhe, përfshirë përmirësimin e kualitetit të ajrit, reduktimin e ndotjes, krijimin e hapësirave të gjelbra, dhe kountributin e madh në ruajtjen e biodiversitetit.

Mbjellja e pemëve gjithashtu ndihmon në uljen e  temperaturës lokale dhe krijojmë një mjedis më të shëndetshëm për gjithë komunitetin.

Gjatë fushatës kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se synohet të mbillen rreth 100 mijë pemë.

/ rtsh.al /