RTSH 24 Live

Sociale

Ministrja Koçiu: 200 pozicione pune të hapura për aplikim për personel mjekësor dhe staf mbështetës

28/04/2024

Ministrja Koçiu: 200 pozicione pune të hapura për aplikim për personel mjekësor dhe staf mbështetës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u bëri thirrje të dielën profesionistëve të shëndetësisë që të bashkohen me ekipet mjekësore dhe të kontribuojnë për shëndetin e pushuesve gjatë sezonit turistik veror 2024.

Nëpërmjet një mesazhi në platformat sociale, Koçiu deklaroi se janë 200 pozicione pune të hapura për aplikim për personel mjekësor dhe staf mbështetës.

Sipas saj, afati për të aplikuar për t’u bërë pjesë e qendrave verore është data 10 maj.

“Thirrje për të gjithë profesionistet e shëndetësisë! Bashkohuni me ekipet tona mjekësore dhe kontribuoni për shëndetin e pushuesve gjatë sezonit turistik veror 2024. Mundësitë ju presin në të gjitha qendrat shëndetësore verore në zonat malore e përgjatë gjithë bregdetit”, shkruan ministrja Koçiu.

Ministrja solli në vëmendje se shërbimi i profesionistëve të mjekësisë është i domosdoshëm për shëndetin e pushueseve vendas e të huaj.

/rtsh.al/