RTSH 24 Live

Ekonomi

Ministri Malaj: Jemi duke u angazhuar për skema në mbështetje të fermerëve

3 orë para

Ministri Malaj: Jemi duke u angazhuar për skema në mbështetje të fermerëve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha të dielën se qeveria është e angazhuar për skema në mbështetje të fermerëve që i japin hov një zhvillimi të qëndrueshëm të sektorit bujqësor në vendin tonë.

Malaj, pasi ndau në rrjetet sociale momente nga takimi me fermerë në zonën Kutalli të Fierit, vuri në dukje se, kjo zonë ka shumë me çfarë të krenohet sa i takon prodhimit në sektorin rural.

Malaj shprehu mbështetjen për vijimin e skema që financojnë drejtpërdrejtë fermerët.

“Jemi duke u angazhuar për skema në mbështetje të fermerëve për një zhvillim të qëndrueshëm dhe produkte cilësore që konkurrojnë denjësisht në tregje”, tha ai.

/rtsh.al/