RTSH 24 Live

Serbi

Milosh Vuçeviq mandatohet kryeministri i Serbisë

31/03/2024

Milosh Vuçeviq mandatohet kryeministri i Serbisë

Ish-ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh udhëheqës i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Milosh Vuçeviq është caktuar nga presdienti Aleksandar Vuçiq si kryemnstër dhe mandatuar për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Në vendimin e Vuçiq shkruhet se presidenti është besmplotë se Vuçeviq ka aftësi profesionale dhe persona për të kryer detyrën e kryeministrit dhe se ishte shprehur I sigurt se mund të krijojë qeverinë.

Sipas Vuçiq, kryeministri I ri i vendit do të zbatojë programit për rrijten e standardit të jetesës së qytetarëve si dhe projekte në fusha të ndryshme që janë të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë dhe përparimin e saj në rrugën europiane. 

Afati i fundit për formimin e Qeverisë së Serbisë është 90 ditë nga data e konstituimit të Parlamentit serb që u realizua në datën 6 shkurt. Vuçeviq ndërkohë ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministër dhe ministër Mbrojtje. Kryetar I Partisë Progresiste serbe u zgjodh në maj të 2023-it kur presidenti Vuçiq u largua nga drejtimi I partisë.

Vuçeviq emërohet në detyrën e kryeministrit, duke zëvendësuar Ana Brnabiç, e cila u zgjodh në datën 20 mars kryetare e Parlamentit, të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të shkuar, zgjedhje këto për të cilat opozita u shpreh se u karakterizuan nga manipulimet dhe në lidhje me të cilat Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkon hetim ndërkombëtar për parregullsitë e raportuara.

/rtsh.al/