RTSH 24 Live

Politikë

Meta uron Osmanin

04/04/2021

Meta uron Osmanin

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka përcjellë menjëherë urimet e tij drejtuar presidentes së sapozgjedhur të Kosovës Vjosa Osmani. “Jam i bindur se Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona“ shkruan Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook. Si President i Republikës së Shqipërisë, Meta shpreh “gatishmërinë e plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës.”