RTSH 24 Live

Aktualitet

Marrëveshja e UBT me Universitetin BOKU, Sallaku: Kthehemi në qendër rajonale për Ballkanin

18/04/2024

Marrëveshja e UBT me Universitetin BOKU, Sallaku: Kthehemi në qendër rajonale për Ballkanin

Rektori i Universitetit Bujqësor i Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, u shpreh se marrëveshja e nënshkruar me Universitetit BOKU të Vjenës shënon një moment historik, me qëllim transformimin dhe modernizimin e Universitetit të Bujqësisë së Tiranës, duke standardizuar kurrikulën, përmirësuar kërkimin shkencor, themeluar programe të përbashkëta.

I ftuar në emisionin “Ekspres” me moderatorin Nolian Lole, rektori z. Sallaku u shpreh se synohet diplomimi i dyfishë me Universitetin BOKU të Vjenës, si rezultat final i kësaj marrëveshjeje.

Memorandumi historik për modernizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës me standardet e Universitetit BOKU të Vjenës, është një gur kilometrik për transformimin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare. Marrëveshja është kurorëzimi i një pune që ka nisur para tre vitesh. Jemi në kontakt me përfaqësuesit austriak me Universitetin më të mirë të shkencave të jetës ku rakorduam për këtë marrëveshje të rëndësishme strategjike duke pasur si fokus reformimin total të Universitetit Bujqësor. i gjithë institucioni futet në një proces reformimi. Kjo do të thotë që futet në reformim të ofertës akademike, reformim të ofertës shkencore dhe reformim të ofertës të transformimeve teknologjike,” tha Rektori.

Kjo marrëveshje theksoi z. Sallaku lindi si nevojë për t’u përshtatur me kërkesat e të rinjve për punë si dhe ti paraprijmë tregut të punës 2030-ës.

Oferta akademike që në kemi aktualisht lë për të dëshiruar në numër programesh të cilat mund të ndikojnë dhe në cilësi. Ne si universitet kemi eksperimentuar dhe pa dashur kemi fragmentarizuar ofertën akademike në mënyrë të tejskajshëm dhe humbasim fokusin. Ne ofrojmë aktualisht 25 programe Baçelor dhe 32 programe Master, ndërsa BOKU i Vjenës për të njëjtin numër studentësh por me një super buxhet ofron vetëm 8 programe Baçelor dhe mbi 40 programe Master. Kjo është filozofia jonë duke rishikuar programet totale dhe të rrisim strukturat Master,” shpjegoi më tej Sallaku.

Duke shpjeguar mënyrën e implementimit të kësaj marrëveshje, Rektori i UBT-së theksoi se, “nga mesi i muajt Maji do të jetë takimi i parë për të legalizuar marrëveshjen e nënshkruar së bashku dhe një përfaqësues i tyre do të qëndrojë gjatë këtu dhe do jetë çdo ditë në analizat ditore”.

I pyetur nga moderatori Nolian Lole se sa iu është dashur për të bindur Universitetin e BOKU , z. Sallaku tregoi se, “për tre vjet neve na është dashur t’i konfirmojmë atyre se e kemi seriozisht këtë punë dhe ne kemi dhe kemi burime humane sepse 50% e stafit është e doktoruar jashtë si dhe kemi infrastrukturë arsimore”.

Gjithashtu duke folur mbi synimet, Rektori i UBT-së deklaroi se, “synojmë që për një periudhë 5-6 vjeçare ambicia jonë është që minimalisht pjesa e programeve Master të jetë në gjuhën angleze për të qenë një mundësi jo vetëm për studentët shqiptar që diplomohen për tregun jashtë por dhe të thithim student të huaj. Qëllimi jonë me BOKU është që të kthehemi në një qendër rajonale për gjithë Ballkanin. Gjithashtu në këtë projekt në parashikojmë që minimalisht në harkun kohor të katër viteve mbi 200 student të studiojnë në Vjenë, ku dhe më shumë se 100 pedagog do jenë në shkëmbime.

/rtsh.al/