RTSH 24 Live

Botë

Lufta në Ukrainë/ SHBA: Rusia po kërkon të blejë armë nga Koreja e Veriut

30/03/2023

Lufta në Ukrainë/ SHBA: Rusia po kërkon të blejë armë nga Koreja e Veriut

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Rusia mund të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut pasi ajo kërkon më shumë armë nga Pheniani.

Sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, Rusia po kërkon të marrë armë nga Koreja e Veriut duke dërguar atje ushqim në këmbim.

Ne kemi informacione të reja se Rusia po kërkon në mënyrë aktive të blejë municione shtesë nga Koreja e Veriut. Gjithashtu e kuptojmë se Rusia po kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut. Dhe se Rusia po i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim të municioneve”, tha Kirby.

Tregtari i dyshuar i armëve Ashot Mkrtychev është në qendër të përpjekjeve të Rusisë për të anashkaluar sanksionet perëndimore dhe kontrollet e eksporteve të vendosura si rezultat i pushtimit të Ukrainës, transmeton CNN.

Departamenti amerikan i Thesarit lëshoi sanksione kundër Mkrtychev të enjten, duke e akuzuar për tregti armësh midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Zyrtarët amerikanë i kanë karakterizuar blerjet si një shenjë se ushtria e Moskës ka pakësuar stoqet e armëve që i nevojiten për të vijuar agresionin ndaj Ukrainës.

/rtsh.al/