RTSH 24 Live

Ekonomi

Libohovë ,90% e bizneseve paguajnë detyrimet lokale

19/01/2021

Libohovë ,90% e bizneseve paguajnë detyrimet lokale

Nga  65 biznese ,të cilat funksionojnë në bashkinë e Libohovës, deri tani 90% e tyre i kanë paguar detyrimet e tarifave lokale. Sipas Xhevahir Sinanit, përgjegjës i zyrës së tatim taksave në bashkinë e Libohovës, debitotorët, janë një numër i vogël biznesesh, të cilët janë të mbartur nga vitet e kaluara. Ai thotë se me këto biznese ,veprohet duke i shtrënguar në momentet ,që paraqiten për të marrë shërbime nga bashkia ,duke mos ju shërbyer pa paguar detyrimet .

“Në krahasim me vitet e tjera gjendja përsa i  përket pagesave paraqitet e qëndrueshme .Bizneset kanë paguar detyrimet në masën 90%.Debitorë janë vetëm 4 biznese ,3 në Libohovë dhe 1 në njësinë administrative Zagorie .Gjithashtu ,ne bizneseve ju kemi bërë një ulje, nga taksa e ndërtesës për t'i lehtësuar sado pak. Edhe pse ishte një vit i vështirë , bizneset janë munduar të jenë korrekt me shlyerjen e pagesave “.Pandemia e korona virusit ka pasur edhe efektet e veta negative , duke ulur fuqinë paguese të bizneseve , por edhe fuqinë blerëse " shprehet Sinani

Në bashkinë Libohovë, kryesisht dominojnë bizneset që operojnë në fushën  e tregëtisë me pakicë .Më  të pakta janë me TVSH , ndërsa një pjesë e bizneseve operojnë në fushën e prodhimit .