RTSH 24 Live

Aktualitet

Lejuan kultivimin e kanabisit në Mallakastër, nën hetim dy specialistë pyjesh dhe kryepleqtë e dy fshatrave

15/09/2024

Lejuan kultivimin e kanabisit në Mallakastër, nën hetim dy specialistë pyjesh dhe kryepleqtë e dy fshatrave

Dy specialistë pyjesh dhe kryepleqtë e fshatrave Lofkënd dhe Çyçen të Mallakastrës janë vënë në hetim pasi akuzohen për shpërdorim detyre, pasi lejuan kultivimin  e parcelave në kanabis në pyjet e zonës.

Gjatë operacionit “Territori i Pastër” u zbuluan në zonën e Mallakastrës disa parcela me kanabis. Sipas policisë personat nën hetim “nuk kanë dhënë informacion në lidhje me koordinatat e mbjella me bimën narkotike”.

Nën hetim janë vënë:

-B. H., 63 vjeç, me detyrë specialist pyjesh;

-P. I., 61 vjeç, me detyrë specialist pyjesh;

-H. S., 73 vjeç, kryeplaku i fshatit Lofkënd, Mallakastër;

-G. S., 59 vjeç, kryeplaku i fshatit Çyçen, Mallakastër.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.  

/rtsh.al/