RTSH 24 Live

Botë

Lavrov largohet nga takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

22/09/2022

Lavrov largohet nga takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u largua nga një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi akuzoi aleatët e perëndimorë të Ukrainës për “mosndëshkim” të Kievit për situatën në Donbas.

Ukraina dhe aleatët e saj po përpiqeshin të "na impononin një narrativë krejtësisht të ndryshme rreth agresionit rus", argumentoi Lavrov.

Lavrov ishte gati një orë e gjysmë me vonesë për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dukej se donte të largohej sapo të mbaronte së foluri.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly foli në mbledhjen e këshillit pas fjalimit të Lavrov, ku tha se Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesë Ukrainën gjatë gjithë rrugës dhe për aq kohë sa duhet.

“Ai është larguar nga dhoma, nuk jam i befasuar, nuk mendoj se zoti Lavrov dëshiron të dëgjojë dënimin kolektiv të këtij këshilli”, tha ai./ The Guardian

/rtsh.al/