RTSH 24 Live

Sociale

Lagjja “5 Maji” në Tiranë, punime me ritme të larta për ndërtimin e 3500 apartamenteve

24/07/2021

Lagjja “5 Maji” në Tiranë, punime me ritme të larta për ndërtimin e 3500 apartamenteve

Në lagjen “5 Maji” në Tiranë punimet po ecin me ritme të larta, për të akomoduar sa më shpejt banorët në banesat e reja, që po ndërtohen me standardet më të mira dhe kushte bashkëkohore.

Lagjia po rilind pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019.

“Lagjja “5 Maji” në kantierin e Rilindjes pas tërmetit. 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42″, tha Rama.

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri.

Ajo po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, dhe synon të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.