RTSH 24 Live

Sociale

La Gjermaninë për t’u rikthyer në Libohovë, Gerald Tosuni: Nuk ka si vendlindja

19/04/2024

La Gjermaninë për t’u rikthyer në Libohovë, Gerald Tosuni: Nuk ka si vendlindja

Gerald Tosuni është i riu 33 vjeçar nga qyteti i Libohovës i cili prej 8 muajsh vendosi të lërë pas jetën që kish ndërtuar prej 10 vitesh në Gjermani ku punonte si shef kuzhine i një restoranti italian dhe të rikthehet në vendlindje  për të investuar. Ai do të jete tashmë kuzhinier në bujtinën e familjes së tij në Libohovë për të ofruar tek vizitorët ushqimet tradicionale të zonës.

“Unë kam bërë për dy vjet një kurs në Tiranë dhe më pas emigrova jashtë në Gjermani ku kam punuar për 10 vite kuzhinier dhe më pas u ktheva, do të bëj vetëm kuzhinë tradicionale”, tha Gerald Tosuni.

Profesioni i kuzhinierit është ndër më të bukurit shprehet Geraldi dhe u bën thirrje të rinjve të mos largohen nga vendi i tyre por të drejtohen drejt këtij profesioni dhe sigurisht drejt sektorit të turizmit i cili po merr një zhvillim të dukshëm.

“Mendjen e kisha gjithmonë për tu kthyer dhe vendosa të kthehesha, si vendi yt nuk ka”, Geraldi.

Në Libohovë të rinjtë gjithnjë e më tepër po i hedhin sytë drejt turizmit pasi ky sektor ka të ardhura të kënaqshme.

Gazetar: N. Spahiu

/RTSH/