RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti: Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së, të anëtarësohemi me meritë

09/05/2024

Kurti: Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së, të anëtarësohemi me meritë

Në Ditën e Evropës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se vendi duhet të bëhet pjesë e familjes evropiane dhe rrugëtimi të vlerësohet në baza meritokracie.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Kosova dëshmon vazhdimisht gatishmërinë për të kontribuar në mbrojtje të demokracisë.

Republika e Kosovës jo vetëm që i bashkohet thirrjeve dhe misionit të mbrojtjes së demokracisë anekënd Evropës, por edhe në vazhdimësi dëshmon vullnetin e gatishmërinë për të kontribuar në këtë drejtim, si në përafrimin e politikës së jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, por edhe në mbështetjen e të gjitha masave të vendosura ndaj agresionit të pajustifikuar rus ndaj Ukrainë.

Por që të kontribuojmë e të bëjmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie. Teksa edhe zgjerimi është rikthyer në vëmendje e agjendën e BE-së pas shumë vitesh, vendi ynë ka aplikuar dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Avancimi i vendit tonë në rrugën drejt BE-së, do ishte sinjal pozitiv për vendin dhe për vlerat demokratike”, shkruan Kurti.

/rtsh.al/