RTSH 24 Live

Kosovë

Kryeparlamentari Konjufca: Skenari i Banjskës njësoj me pushtimin rus të Krimesë

02/10/2024

Kryeparlamentari Konjufca: Skenari i Banjskës njësoj me pushtimin rus të Krimesë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fjalën e tij në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”, deklaroi se skenari i sulmit në Banjskë të 24 shtatorit të 2023-shit, është identik me pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014.

Konjufca theksoi se ashtu sikurse Rusia nuk heq dorë nga bota ruse, edhe Serbia nuk heq dorë nga bota serbe.

Konjufca deklaroi se trupat paramilitare serbe të mbështetura nga Serbia e synuan në mënyrë të hapur aneksimin e veriut e Kosovës.

Sipas tij, përpjekja për destabilizm në Bosnjë dhe Hercegovinë, refuzimi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovëm dhe sulmi terrorist në Banjskë tregojnë për qëllimin e vërtet të Serbisë.

/rtsh.al/