RTSH 24 Live

Ekonomi

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për fermerët: Aplikoni në e-Albania për të marrë falas naftën

21/01/2021

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për fermerët: Aplikoni në e-Albania për të marrë falas naftën

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nsiur me një lajm për të gjithë fermerët. Shefi i qeverisë përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, bënë me dije se tashmë fermerët përmes aplikimit në e-Albania kanë mundësi që të marrin falas sasinë e naftës që deri më dje e paguanin si akcizë. “Mirëmëngjes dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.