RTSH 24 Live

Politikë

Kryemadhi: Veliaj, avokat i inceneratorëve

15/08/2022

Kryemadhi: Veliaj, avokat i inceneratorëve

Deputetja e opozitës, Monika Kryemadhi, ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ajo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, u ka kërkuar qytetarëve që të mos votojnë për kryetar bashkie dikë që, sipas saj, “e kthen qytetin në kryeqytetin e korrupsionit dhe që zbrazet përditë”.

“Vetëm “avokat i inceneratorëve”, Erion Veliaj, që firmos, kujdeset e merakoset vetëm për koncesionet dhe kullat e oligarkëve, mund ta kthente Tiranën nga kryeqyteti që gumëzhinte nga energjia e brezit të ri, në kryeqytetin e korrupsionit që zbraset përditë, duke i lënë trashëgimi vetëm betonin e pastrimit të parave të pista. Ndaj në të ardhmen e afërt, është jetike të zgjedhim drejtues që i kthejnë fjalët në vepra, jo gënjeshtar pa fytyrë që e thyejnë besimin dhënë nga votuesit.”- shkruan Kryemadhi.

/rtsh.al/