RTSH 24 Live

Politikë

Kryemadhi: Meta s’më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Meritokracinë në parti nuk e mbyt dot nepotizmi

18/04/2024

Kryemadhi: Meta s’më ka sulmuar si bashkëshorte, por si politikane. Meritokracinë në parti nuk e mbyt dot nepotizmi

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të fundit të bashkëshortit të saj, kreut të partisë, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se sulmet e Metës kanë qenë ndaj saj si politikane dhe jo si bashkëshorte.

Lidhur me deklaratën e Metës për të luftuar nepotizmin në partinë ku të dy ata janë pjesë, Kryemadhi tha se nepotizmi është për institucionet shtetërore, ndërsa deputeti zgjidhet me vota.

Kur u themelua LSI, grupi themelues edhe pse Monika ishte një nga firmëtaret e themelimit , bënë statutin që nuk lejohet burrë e grua në parti dhe pas 2 vitesh e ndryshuan prapë. Mendoj që meritokracinë në një parti politike nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore, ndërsa deputeti zgjidhet me vota”, u shpreh ajo.

Ndalur te sulmet e Metës ndaj SPAK, Kryemadhi theksoi se është dakord me ato që ka thënë bashkëshorti i saj, por shprehu rezerva për mënyrën si janë thënë.  

Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam shumë dakord, për mënyrën mendoj që..., e them përsëri vjen dhe revolta se njerëzit në një moment edhe revoltohen, por mendoj që SPAK është një vegël e Edi Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK”, deklaroi Kryemadhi.

E pyetur nëse  do kandidoni për Presidente të PL-së, Kryemadhi u shpreh: “Unë kandidoj me mendime jo me kandidatura”.

/rtsh.al/